Paralajmërohen masa të reja kundër Covid-19, PCR mbetet “vizë” për kufijtë në rajon

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se po shqyrtohet vendosja e masave të reja në mbrojtje të COVID-19, për shkak të përkeqësimit të situatës. Sipas tij me rritjen e shifrave të të prekurve ditëve të fundit vala e vjeshtës veç se ka nisur. Për të evituar masat restriktive si ora policore apo karantina, Filipçe thotë se po diskutohet që mbajtja e maskës në ambient të hapur të jetë obliguese. Ai paralajmëroi përforcim të kontrolleve dhe ndëshkime ndaj shkelësve, të cilët rrezikojnë kolabimin e sistemin shëndetësor, ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Një pjesë e masave që po shqyrtojmë janë bartja e maskave edhe në ambiente të hapura, kufizimi i numrit të personave të objektet gastronomike, kufizimi i grupimeve të njerëzve kudo qofshin, kontrolle të përforcuara dhe ndëshkime për festat familjare, sidomos në ambiente të mbyllja, protokoll preciz për objektet gastronomike si numri i vizitorëve dhe distanca, dhe reduktimi i kapaciteteve të transportit publik”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Të dhënat e 14 ditëve të fundit në vend tregojnë se në 100 mijë banorë incidenca e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkaq në vendet e tjera kjo mesatare është 76% . Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 88 raste të reja nga 1618 teste të bëra. Të vdekur janë 5 persona, të shëruar 135 pacientë.” Të dhënat e 14 ditëve të fundit në vend tregojnë se në 100 mijë banorë incidenca e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkaq në vendet tjera kjo mesatare është 76% . Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 88 raste të reja nga 1618 teste të bëra. Të vdekur janë 5 persona, të shëruar 135 pacientë.”

Nga ana tjetër edhe pse për tre javë radhazi Filipçe paralajmëronte vendim për kufijtë sot, tha se nuk mund të jepte një afat të ri. Një takim i ri on-line ndërmjet autoriteteve shëndetësore të vendeve të rajonit nuk do të ndodh as këtë javë për të vendosur nëse lëvizja e lirë e qytetarëve do të bëhet pa PCR test negativ. Ministri Filipçe tha se vonesa kanë bërë grupet e punës. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

92 thoughts on “Paralajmërohen masa të reja kundër Covid-19, PCR mbetet “vizë” për kufijtë në rajon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *