Suedi, jo vaksina nën 18 vjeç/ Koalicioni anticovid, 156 vende firmosin për vaksinën

Një koalicion prej 156 vendesh ka rënë dakord për një marrëveshje “historike” thotë the Guardian, për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë dhe të drejtë globale të çdo vaksine të re të koronavirusit në 3% të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse, për të mbrojtur sistemet e të kujdesit shëndetësor, punonjësit e shëndetit në vijën e parë të frontit dhe ata të kushtuar kujdesit shoqëror

Plani i ndarjes së vaksinave Covid-19 – i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i njohur si Covax –u krijuar për të siguruar që kërkimi, blerja dhe shpërndarja e çdo vaksine të re të ndahet në mënyrë të barabartë mes vendeve më të pasura të botës dhe atyre  ne zhvillim.

Gjashtëdhjetë e katër ekonomi te fuqishme I janë bashkuar tashmë nismës, që përfshin dhe angazhimin e Komisioni Europian I cili do të sigurojë doza në emër të 27 vendeve anëtare plus Norvegjia dhe Islanda, dhe 38 vende të tjera të rëndësishme pritet t`I bashkohen këto ditë.

Skema synon të dorëzojë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efikase deri në fundin e vitit 2021.  Ndonëse ekspertët paralajmërojnë se vaksina nuk do të sjellë si me magji fundin e pandemisë, ajo po pritet me padurim.

Megjithatë, Suedia që edhe me masat anti-izolimit doli kundër rrymës, deklaroi se nuk do t`ia rekomandojë një vaksinë të ardhshme kundër koronavirusit, asnjë personi nën moshën 18 vjeç, sepse vazhdon të besojë që fëmijët e përcjellin virusin vetëm në mënyrë të kufizuar. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *