Konstituohet parlamenti i Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, të mërkurën kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit, në të cilin është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq.

Zoti Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Zoti Beçiq, falënderoi deputetët për konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe për besimin që i dhanë, e sidomos falënderoi për përkrahjen e dhënë deputetët e Partisë Boshnjake dhe Listës Shqiptare.

Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së Malit të Zi, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez Milo Gjukanoviç fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 30 gushtit, një koalicion i tre partive opozitare siguroi shumicën në parlamentin me 81 vende.

Një përplasje jo e vogël është zhvilluar mes partive opozitare, fituese të zgjedhjeve në Malit të Zi, për postet e ashtuquajtura të “sigurisë së lartë”, atë të Ministrit të Brendshëm, Ministrin e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Zbulimit.

Në këtë kuadër, koalicioni i udhëhequr nga Dritan Abazoviq ka kërkuar që të jenë ata që do të propozojë drejtuesit e këtyre institucioneve në mënyrë që të garantohet orientimi euroatlantik i Malit të Zi.

Për këtë arsye ka pasur pasiguri nëse qeveria e re do të shtyjë Malin e Zi jashtë rrugës pro-perëndimore, por liderët janë zotuar se qeveria e re do të forcojë lidhjet me NATO-n dhe do të përshpejtojë reformat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Konstituohet parlamenti i Malit të Zi

  • 10/08/2021 at 04:54
    Permalink

    562550 3679I recognize theres lots of spam on this internet site. Do you require assist cleansing them up? I might assist among courses! 705912

    Reply
  • 09/01/2021 at 00:24
    Permalink

    Today, I went to the beach front with my children. I found a sea shell and gave it
    to my 4 year old daughter and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She placed the shell
    to her ear and screamed. There was a hermit crab inside and it pinched her ear.
    She never wants to go back! LoL I know this is completely off topic but I had
    to tell someone!

    Reply
  • 08/02/2021 at 18:54
    Permalink

    Hello there! This blog post couldn’t be written any better!

    Going through this post reminds me of my previous roommate!
    He always kept preaching about this. I most certainly
    will send this article to him. Fairly certain he will have a good read.
    I appreciate you for sharing!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *