500 milionë euro për hekurudhën drejt Shqipërisë

Sërish aktualizohet ndërtimi hekurudhës për në Shqipëri. Qeveria ka obliguar Ministrinë e financave të sigurojë më shumë se 500 milion euro, para nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorë të tjerë për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore nga Kërçova në Strugë. Do të përdoret projekti i vjetër, sipas të cilit hekurudha për në Shqipëri do të jetë e gjatë 63 km dhe do të kushtojë 426 milion euro. Në vend se përgjatë bregut të liqenit, hekurudha duhet të kalojë përmes një tuneli në malin Jablanica, direkt në qytetin e Përrenjasit, me çka edhe janë pranuar vërejtjet e UNESCO-s në projektin ekzistues.  Nëse ka nevojë për ndryshim të ri të një pjese të trasesë, kjo do të kushtojë mjete shtesë. Boçvarski nuk kishte përgjigje konkrete se kur do të fillojë dhe sa kohë do të duhet për të ndërtuar. Als/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “500 milionë euro për hekurudhën drejt Shqipërisë

  • 01/30/2021 at 14:14
    Permalink

    I go to see everyday a few blogs and blogs to read articles or reviews, except this website offers quality based articles.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *