AKSION I MADH PËR SANKSIONIMIN E AUTOMJETEVE PËR PARKIM TË PARREGULLT NË BREGUN “13 NËNTOR”

Inspektorati i Qytetit të Shkupit sot, që herët në mëngjes është duke realizuar aksion për sanksionimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në hapësirën publike në bregun “13 Nëntor”, në pjesën nga hoteli “Holiday Inn”deri në sheshin “Maqedonia”. Në këtë pjesë janë vërejtur numër më i madh i vozitësve të pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin hapësirën publike për të parkuar automjetet e tyre, edhe pse në këtë lokacion parkimi është i ndaluar. Shkelësit e gjetur u paralajmëruan dhe u gjobitën. Deri më tani, janë shqiptuar 21 gjoba.

Brenda periudhës së paraparë ligjore prej 7 ditësh, shkelësit do të duhet të marrin fletë pagesë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe të bëjnë pagesën prej 50 euro, në kundërvlerë me denarë, aq sa është gjoba për këtë vepër. Për këtë lloj shkelje, gjoba nuk mund të zëvendësohet me shërbim të komunitetit.

Në aksionin e sotëm është përfshirë edhe shërbimi i karrotrecit për të marrë automjetet, pronarët e të cilave nuk u gjenden në vend.
Aksioni për sanksionimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në bregun “13 Nëntor” realizohet në bashkëpunim me Komunën e Qendrës dhe do të zgjasë vazhdimisht, për një periudhë më të gjatë kohore.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të parkojnë automjetet e tyre vetëm në parkingjet e shënuara në qytet, të respektojnë rendin komunal dhe sinjalizimin e caktuar dhe të ruajnë vendet publike. Qëllimi është të ruhet rendi dhe higjiena në hapësirën publike dhe t’i jepet fund imazheve të tilla të shëmtuara në të gjithë qytetin.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “AKSION I MADH PËR SANKSIONIMIN E AUTOMJETEVE PËR PARKIM TË PARREGULLT NË BREGUN “13 NËNTOR”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *