30 për qind e qytetarëve kanë kërkuar shtyrje të dytë të kësteve të kredive

Vetëm rreth 30 për qind e qytetarëve që shfrytëzuan mundësinë për shtyrjen e kësteve të kredive shtyrë përsëri e kanë kërkuar të njëjtën. Jozyrtarisht, Alsat mëson se numri i kërkesave është ulur në mënyrë drastike për shkak të kritereve më të rrepta të vendosura nga bankat që qytetarët të mund të marrin shtyrje të dytë gjashtëmujore. Tani në radhë janë bankat që deri në fund të këtij muaji do t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat e marra dhe do t’i informojnë klientët nëse kërkesa e tyre është aprovuar. Për dallim nga vendimi i parë për ngrirjen e kredive që munden ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët, shtyrjen e dytë mund të shfrytëzojnë qytetarët që kanë humbur punën, kanë ulje të rrogave të paktën 10% gjatë krizës së korona virusit ose kanë shpenzime të larta mjekësore për trajtim nga koronavirusi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *