Cakaj: Filloi programi i Akademisë Diplomatike Kombëtare, program i hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, Kosovën

Pas vonesave për shkak të pandemisë COVID-19, më në fund filloi edhe programi i Akademisë Diplomatike Kombëtare shkruan ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ky program synon jo vetëm edukimin e përgjithshëm të diplomatëve të së nesërmes, por edhe rritjen e njohurive të diplomatëve për historinë e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Përtej ligjëratave të pasura për historinë e diplomacisë shqiptare që prej orëve të para të shtetit shqiptar e tutje, aty do të ketë edhe shtjellime të hollësishme për politikën e sotme të Shqipërisë në rajon, procesin e integrimit evropian e politikat e Shqipërisë në organizata shumëpalëshe nga OSBE, NATO e deri tek Kombet e Bashkuara.

Së këndejmi, ky program paraqet një mundësi të vlefshme për të gjithë të rinjtë që mendojnë t’i bashkohen rrugës së diplomacisë, politikës së jashtme e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në frymën e përpjekjeve tona për t’i afruar e bashkuar shqiptarët sa më shumë, ky program do të jetë i hapur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Serbi. Fillimisht do të veprojmë online, e më pas do të takohemi bashkërisht në Tiranë, për të mbyllur fazën e parë të programit, në Nëntorin e festës kombëtare të flamurit kuq e zi…

Lidhur me çdo hollësi rreth aplikimit, shih: https://bit.ly/2FXptck

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *