Drama vazhdon/ Sot dhe nesër mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.

Pas një dekade hetimesh intensive, dje, Prokuroria Speciale e Tribunalit të Hagës e ka bërë sefte, duke e realizuar arrestimin e parë, atë të Salih Mustafës, i njohur si Cali.

Prokuroria, në një njoftim për shtyp, ka treguar që z. Mustafa dyshohet që gjatë kohës së luftës, në një qendër të UÇK-së, në periferi të Prishtinës, ka marrë pjesë në ndalim dhe torturë të paligjshme të civilëve. Aty dyshohet që një person e ka humbur edhe jetën. Mustafa pas luftës ka qenë i angazhuar në TMK e më vonë edhe në FSK.

Gazeta Express ka mësuar, përmes burimeve të saj, që tash Prokuroria e Tribunalit Special nuk e ka ndërmend të ndalet. Këto burime thonë që në ditët në vijim mund të ketë arrestime të tjera të ish-ushtarëve të UÇK-së, që nuk kanë pasur pozita të larta. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *