KM Zaev: Paketa e katërt e masave ekonomike do të prezentohet të Diellën

Qeveria do të njoftojë masat nga paketa e katërt të Dielën njoftoi kryeministri i vendit Zaev sot para gazetarëve.

Konsultimet e fundit të ekipit ekonomik të ministrave me përfaqësuesit e dhomave po mbahen sot dhe një takim i Zëvendës Kryeministrit Fatmir Bitiqi dhe Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me Këshillin Ekonomik dhe Social është planifikuar për nesër.

Lidhur me subvencionimin e pagave në baza etnike, Zaev theksoi se kjo përcaktohet qartë në programin në faqen 39 në pjesën ku bëhet fjalë për kujdesin për barazinë në ndihmë, pra zhvillimin e ekuilibruar rajonal.

“Qytetarët janë të barabartë, barazia duhet të përfaqësohet, por nuk mund të themi se jemi të barabartë nëse rajoni i Kumanovës ka më së shumti të papunë, i ndjekur nga Shkupi dhe të gjitha rajonet e tjera. Kjo nënkupton një orientim të veçantë në rajonet ku ka papunësinë më të lartë. “Në veçanti, nuk mund të themi se fshatrat dhe qytetet tona janë të zhvilluara në mënyrë të barabartë, që do të thotë një përqendrim më i madh në fshatra në drejtim të mbështetjes së punës, investimeve ose zhvillimit të aspekteve të përgjithshme ekonomike”, tha Zaev.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *