Presidenti slloven Pahor për vizitë zyrtare në Maqedoninë së Veriut

Presidenti slloven Borut Pahor sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

Pahor, siç njofton Kabineti i tij, do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do t’u drejtohet deputetëve në shtëpinë ligjvënëse.

Temat kryesore të bisedimeve do të jenë përparimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi shumëpalësh.

Është parashikuar që Pahor të vendosë kurorë lulesh në varrin e Goce Dellcevit në kishën Shën Spasi në Shkup. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

73 thoughts on “Presidenti slloven Pahor për vizitë zyrtare në Maqedoninë së Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *