Rikthimi te multilateralizmi”, Ban Ki-moon: Kriza e COVID-19, rikujtim i errët i lidhjeve tona të zakonshme njerëzore dhe dobësive

Kriza e COVID-19 është rikujtim i errët i lidhjeve tona të zakonshme njerëzore dhe dobësive. Nëse dështojmë që të reagojmë si duhet ndaj pandemisë dhe kërcënimeve të tjera të shpërndara, me një ndjesi të ripërtërirë të solidaritetit dhe veprimit të përbashkët, do t’i çnderojmë viktimat e virusit dhe do t’i tradhtojmë shpresat që gjenerata, që e ka krijuar OKB-në, i ka pasur te ne.

COVID-19 ka hedhur dritë mbi dobësitë akute të një bote thellë të ndërlidhur. Asnjë shtet, pa marrë parasysh madhësinë, pasurinë, sofistikimin teknologjik të tij, nuk mund ta trajtojë këtë krizë vetë.

Për shkak të pandemisë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë muaj do të mbahet në kushte të veçanta, udhëheqësit e shtetit do të marrin pjesë “virtualisht” në vend se të udhëtojnë për në qytetin e New Yorkut. Natyra unike e mbledhjes së këtij viti duhet të shërbejë si përkujtim se e vetmja mënyrë për ta kaluar kërcënimin nga COVID-19 është përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, transparencës dhe zbatimit të rregullave të publikuara dhe ligjeve.

Është ironi prekëse që pandemia ka goditur 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara. I lindur në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore –fatkeqësi tërësisht e krijuar nga njerëzit – forumi i parë ndërkombëtar mishëroi vendosmërinë e liderëve të pasluftës që gjeneratat e ardhshme duhet të kursehen nga lloji i vuajtjes që kanë përjetuar ata.

Vendosja e fundit e raporteve diplomatike mes Izraelit dhe ty shteteve të Gjirit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, është zhvillim i veçantë politik që shpresoj se mund të ndihmojë t’i mposhtim dekada të ndarjes e mosbesimit. Por ende besoj se mënyra e vetme për të arritur “normalizim” të vërtetë mes botës izraelite dhe botës arabe është që të gjitha palët të punojnë në drejtim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të dy shteteve, e cila sjell paqe, drejtësi, dinjitet dhe siguri ngjashëm si te palestinezët e te izraelitët. Të drejtat e patjetërsueshme të njerëzve nuk duhet kurrë të merren nga të tjerët.

lg.php.gif

Më 1945, shumëkush ka shpresuar se bota më në fund ka marrë mësim nga dy luftëra botërore shkatërrimtare. Sipas Statutit të Kombeve të Bashkuara, trupi ishte krijuar “për t’i shpëtuar gjeneratat e ardhshme nga rreziku i luftës” dhe për të ndjekur rrugë paqësore dhe gjithëpërfshirëse për te mirëqenia dhe demokracia globale. Rrjeti i konventave dhe institucioneve ndërkombëtare me qendër në OKB që është vendosur që nga atëherë është larg për të qenë i përkryer. Por, për më shumë se shtatë dekada, me vendosmëri ka mbështetur kërkimin e paqes, sigurisë, të drejtave sociale dhe përparimeve ekonomike e sociale përreth gjithë botës. Balkanweb/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *