Humb favoriti në letër. Bayer humb nga Hofenhaim 4:1

Hoffehneim ka siguruar një fitore të vyer këtë fillim kampionati, pasi mposhti kampionët absolutë të Evropës, Bayern Munich me rezultatin 4 me 1.

Siparin e golave për ekipin vendas e hapi Bicakcic, në minutën e 16-të. Nuk vonoi shumë dhe tetë minuta më pas, Dabbur realizon golin e dytë. Për të ngushtuar diferencat për ekipin bavarez mendoi anësori Kimmich, i cili do të shënonte të vetmin gol për të tijët.

Ndonëse në pjesën e dytë u mendua se Bayern Munich do të përmbyste ndeshjen, në fakt ndodhi krejt e kundërta, pasi Hoffehneim shënoi edhe dy herë të tjera me Kramaric, respektivisht në të 77-ën dhe të 92-ën.

Kjo pasdite rezultoi vërtetë dramatike për Bayern, pasi do të rikthehen në Munich me një humbje që do të mbahet mend gjatë. Ndërsa nga krahu tjetër, djemtë e trajnerit Hoseness arritën një fitore që shërben përtej 3-pikëshit edhe për prestigj. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

96 thoughts on “Humb favoriti në letër. Bayer humb nga Hofenhaim 4:1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *