Lakers-at një fitore larg finales së NBA-së

Los Angeles Lakers të enjten vonë siguruan epërsinë 3-1 në finalet e Konferencës Perëndimore me fitoren prej 114-108 ndaj Denver Nuggets.

Me 34 pikë dhe pesë kërcime, Anthony Davis ishte basketbollisti më efikas në ndeshjen e 4-të në “AdventHealth Aren”a në Orlando.

Ylli i Lakers, LeBron James shënoi 26 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime, së bashku me double-double të Dwight Howard me 12 pikë dhe 11 kërcime.

Për Nuggets, Jamal Murray shënoi 32 pikë dhe Jerami Grant shënoi 17 pikë.

Ky rezultat do të thotë që Lakers janë vetëm një fitore larg finales së NBA-së, ndërsa këtë mund ta arrijnë të shtunën kur pritet të zhvillohet ndeshja e 5-të. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Lakers-at një fitore larg finales së NBA-së

  • 01/22/2021 at 07:13
    Permalink

    Everything is very open with a clear explanation of the challenges.
    It was definitely informative. Your site is extremely helpful.

    Many thanks for sharing!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *