Lushtaku i reagon Kurtit: Mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kuriti, pasi ky i fundit tha se do ta mbrojnë vlerën e UÇK-së, e që VV-ja nuk do ta lejonte Specialen t’i arrestonte ushtarët e UÇK-së, nëse ata do të ishin në pushtet.

Mirëpo këto deklarime të Kurtit, nuk po ia mbushin syrin Sami Lushtakut, i cili thotë se deklarimi i Kurtit nuk është serioz.

Për ta mbrojtur një vlerë, atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e kjo i mungon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Të gjithë ata që prej nga paslufta e deri sot, me akuzat e tyre ia vendosën themelet çdo gjykate që synonte të njolloste UÇK-në, tani përnjëherë po na prezantohen si gardianët e luftës dhe luftëtarëve. „Mbrojtja“ e tyre nuk është asgjë tjetër përveçse një kor kopallash e demagogjishë neveritëse.

UÇK-ja as nuk ishte dhe as nuk është ekskluzivitet i askujt në veçanti. UÇK-ja është vlerë sublime, simbol i përhershëm, histori e pashlyeshme dhe amanet i të rënëve për liri.

Sot, ata që na sulmuan dhe tentuan ta relativizonin e minonin UÇK-në si themel të shtetit të Kosovës, befas po na dalin si mbrojtës, e të tillët janë të njëjtit që sulmuan edhe shtetin e Kosovës, janë të njejtit që nuk besuan as në liri e as në pavarësi.

Mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë, përveç për demagogët dhe frikacakët. Ne të gjithë duhet ta ruajmë UÇK-në nga pretendimet monstruoze të gjykatave dhe njëkohësisht nga këta “gardianët” që zhurmën e tyre nuk e kanë të sinqertë.

UÇK-ja është e popullit dhe jo e partive politike të cilat mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e kanë për konsum e përfitime politike. Të tillët duhet të turpërohen nga UÇK-ja, nga të rënët dhe familjet e dëshmorëve. SL

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Lushtaku i reagon Kurtit: Mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë

  • 08/28/2021 at 00:12
    Permalink

    Hi, i think that i saw you visited my site so i came to “return the favor”.I’m attempting to find
    things to enhance my website!I suppose its ok to
    use some of your ideas!!

    Reply
  • 08/15/2021 at 17:22
    Permalink

    In a match play tournament, the winner will be the player progressing to the subsequent round or
    becoming the tournament winner.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *