Forcat armene vrasin një familje pesë anëtarësh azerbajxhanase

Pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në bombardimet e forcave armene, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit.

“Një banor i fshatit Gashalti dhe katër anëtarë të familjes së tij u vranë në një bombardim nga forcat e armatosura armene,” thanë prokurorët.

Armenia tha më parë se të paktën dy civilë u vranë si rezultat i zjarrit të Azerbajxhanit.

Përleshjet shpërthyen këtë mëngjes midis forcave armene dhe azerbajxhanase rreth Nagorno-Karabakut, një zonë me shumicë armene që deklaroi shkëputjen nga Azerbajxhani në vitet 1990.

Regjioni i Nagorni Karabakut njoftoi sot se 16 ushtarë të tij u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet e këtij mëngjesi me forcat azerbajxhanase.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

102 thoughts on “Forcat armene vrasin një familje pesë anëtarësh azerbajxhanase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *