Kuvend, s’ka konsensus për gjendjen e jashtëzakonshme

Nuk ka kompromis për konfirmimin e 5 gjendjeve të jashtëzakonshme në Kuvend. Shumica akoma nuk ka siguruar 2/3 e votave të nevojshme për miratimin e tyre. Burime nga partia opozitare VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se akoma nuk i kanë shterur argumentet e tyre që më pas të mbështesin miratimin e 5 gjendjeve të shpallura nga 18 marsi deri më 15 qershor si pasojë e krizës me virusin korona. Burime nga koordinimi i sotëm me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi bëjnë me dije se të mërkurën kur edhe është caktuar seanca për konfirmimin e tyre do të bëhet përpjekje për një konsensus përfundimtar

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Kuvend, s’ka konsensus për gjendjen e jashtëzakonshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *