Zv ministri Hasani: “Së shpejti kafe në Prishtinë pa test PCR”

Ky ishte statusi i sotëm në Facebook i zv.ministrit për Shëndetësi, Ilir Hasani, por në intervistë para TV21 nuk dha datë konkrete se kur do të ndodhë kjo gjë. Tha se Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar për përshpejtim të procedurave për heqjen e PCR testit me vendet e rajonit, por sipas Hasanit, ende nuk ka mendimin definitiv.

“Nuk është e saktë se Komisioni ka dhënë mendimin definitiv që të hiqen testet por është diskutuar që testimi në bazë të të gjitha parametrave epidemiologjik dhe në bazë të të gjitha parametrave të tjerë socio-ekonomik është diskutuar që do të duhet që të rishqyrtohet në mënyrë shumë serioze heqja e testit PCR për kalimin me vendet e rajonit”, theksoi Ilir Hasani – zv/ministër i Shëndetësisë.tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

67 thoughts on “Zv ministri Hasani: “Së shpejti kafe në Prishtinë pa test PCR”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *