Banka Botërore: Pandemia do të varfërojë miliona njerëz. Pa veprime të shpejta të qeverive, dëme për vitet që vijnë

Banka Botërore: Pandemia do të varfërojë miliona njerëz. Pa veprime të shpejta të qeverive, dëme për vitet që vijnë

Banka Botërore e cilëson të varfër secilin që jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë. Në muajin maj, Banka Botërore ka paralajmëruar se rritja globale mund të tkurret me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ajo po ashtu ka thënë se deri në 60 milionë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri ekstreme – që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në muajin mars. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz. Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *