Carovska për nxënësit që nuk kanë kompjuterë: Mësimin le ta ndjekin nga RTM-ja

Duke folur për mungesën e kompjuterëve nga nxënësit dhe mësuesit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ka këshilluar që fëmijët mësimin ta ndjekin nga kanalet e Radio Televizionit të Maqedonisë, si kanalet 5, 6 dhe kanalet tjera për komunitetet tjera.

“Ne në programin arsimor, sipas resurseve që i kemi sot, gjendjen të cilën e presim, situatat e jashtëzakonshme, kemi siguruar që ata të sigurojnë materiale nga shkollat, të jenë në klasa të pranishëm dhe më e rëndësishmja, se Radio Televizioni tregoi gatishmëri, dhe sipas orarit në klasa, ashtu do të emitohet mësimi në kohëzgjatje prej 15 minuta në televizion në MRT 5, MRT 6 dhe në kanalet tjera të komuniteteve etnike, sepse është e rëndësishme që fëmija të stimulohet qoftë edhe më mësim nga televizioni”, tha Carovska.

Njësitë mësimore në televizion do të fillojnë të emitohen nga 1 tetori, sipas orarit që nxënësit e kanë në klasë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Carovska për nxënësit që nuk kanë kompjuterë: Mësimin le ta ndjekin nga RTM-ja

  • 08/02/2021 at 11:06
    Permalink

    You have mentioned very interesting details! ps nice site. “‘Tis a sharp medicine, but it will cure all that ails you. — last words before his beheadding” by Sir Walter Raleigh.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *