VMRO-DPMNE do të votojë “kundër” gjendjeve të jashtëzakonshme. Fillimi i një krizë…

I pasigurt votimi i vendimeve të presidentit të vendit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo vijon pasi që njeriu i parë i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën në të cilën në rend të ditës ishin edhe vendimet e Presidenti për gjendjen e jashtëzakonshme në kushte të Kovid-19. Njëkohësisht koalicioni opozitar i kryesuar nga DPMNE, solli vendim që të mos votojë për vendimet për shkak se siç thonë ata janë keqpërdorur nga ana e pushtetit.

 “Qëndrimi i grupit të deputetëve është se do të votojmë kundër këtyre vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme për tre arsye: Nën 1 – Vendimet për gjendje të jashtëzakonshme u sollën për menaxhim më të mirë të pandemisë, por për fat të keq sot kemi gjendje shumë më të keqe me pandeminë. Nën 2 – Baza e dytë për këto vendime ishte për menaxhim me pasojat ekonomike dhe sot disa muaj pas vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme kemi përkeqësim drastik të gjendjes ekonomike në vend me papunësi të rritur. Nën 3 – menaxhimin me krizën dhe ndihmën e ekonomisë për  fat të keq Qeveria e keqpërdori dhe në vend që të sjell masa që do të vendoseshin në këto tema, ajo sillte dekrete me fuqi ligjore të cilat u keqpërdorën”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *