Besimi: Ligji për buxhetin është gati

Ligji për buxhetin sot është ngjitur në “Ener”. Çdokush mund të kyçet në debatin publik. Bëhet fjalë për ligj reformues, i harmonizuar me disa direktiva evropiane, informoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë.

Situata aktuale e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, sipas Besimit, është serioze, për të cilën treguesi më i mirë është BPV-ja dhe borxhi publik, parashikimet e të cilave janë më të këqija në lidhje me krizën financiare.

Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, ku janë anëtare të gjitha bankat kryesore, u theksua se sektori bankar është i qëndrueshëm, me një nivel të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit dhe se të gjithë punojnë me fitim. Ata njoftuan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët në mënyrë që të dalin nga kriza aktuale./MIA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Besimi: Ligji për buxhetin është gati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *