Gashi: Të hapet sa më shpejtë kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në një status në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është e pakuptimtë të jetë i mbyllur kufiri mes Maqedonisë e Veriut dhe Kosovës kur numri i të infektuarve në vendin tonë, shkruan Gashi është shumë më i lartë se në Kosovë.

-Në kohën kur Maqedonia e Veriut e ka kufirin e hapur me Republikën e Shqipërisë dhe kur numri i të infektuarve është shumë më i lartë në vendin tonë se në Kosovë, është krejt i pakuptimtë që kufiri me Republikën e Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur. Kjo, përveçse e ka dëmtuar zhvillimin e bizneseve, për ne lexohet edhe si tendencioze, aq më shumë kur dihet se shqiptarët e vendit tonë dhe shqiptarët e Kosovës kanë aq shumë lidhje familjare dhe të tjera, që tashmë pengohen në emër të pandemisë. Prandaj, HAPENI SA MË SHPEJT KUFIRIN MAQEDONI E VERIUT – KOSOVË,-shkruan Gashi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Gashi: Të hapet sa më shpejtë kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *