Gjenet e paraardhësve tanë ‘fajtorë’ për disa raste të rënda të COVID-19

Gjenet e trashëguara nga paraardhësit e Neandertalit mund të përfshihen në disa raste të sëmundjes së rëndë të pandemisë së COVID-19, sipas disa studiuesve në Gjermani.

Një ekip ekspertësh për gjenetikën e Neandertalit ekzaminuan një varg ADN-je që është shoqëruar me disa nga rastet më serioze të koronavirusit dhe i krahasuan ato me sekuencat e pasardhësit të Neandertalit.

Fija e ADN-së së gjendur në kromozomin 3, një ekip studiuesish në Evropë i kanë lidhur me variacionet e caktuara në këtë sekuencë me rrezikun e sëmundjes së COVID-19.

“Ne jemi dëshmitar se ekziston rreziku i segmenteve gjenetike”, tha Svante Paabo dhe Hugo Zeberg nga “Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology. Rezulton se këto gjene i trashëguan njerëzit modernë nga Neandertalët kur ndërlidhën rreth 60 mijë vjet më pare. Sot, njerëzit që trashëguan këtë variant gjeni kanë tre herë më shumë gjasa të kenë nevojë për ventilim artificial nëse infektohen me coronavirus”, tha Zeberg.

Ndryshe, Paabo dhe Zeberg gjetën variacione të ngjashme në ADN-në në një skelet 50 mijë vjeçar të Neandertalit, i cili u gjet në Kroaci. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *