Greqi/ Infektohen me Covid 114 punëtorë të një fabrike konservimi

Një tjetër qendër masive me të infektuar nga Covid-19 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Skidra, në qytezë pranë Selanikut.

Nga testet e kryera janë regjistruar 114 raste pozitive, punëtorë të një fabrike konservimi të frutave. Fabrika është mbyllur përkohësisht, duke zbatuar protokollin përkatës.

Ashtu si ditën e mërkurë edhe ditën e djeshme janë regjistruar mbi 400 raste të reja me Covid në Greqi, numrin më të madh e mban Athina dhe periferia e saj, ndërsa në Greqinë e Veriut është hera e parë që ndodh një shpërthim i tillë masiv i virusit.

Në Selanik gjendja është e stabilizuar, numri i përditshëm varjon nga 9-15 persona. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Greqi/ Infektohen me Covid 114 punëtorë të një fabrike konservimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *