Presidenti Trump me simptoma të lehta ndaj Covid-19

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump po kalon simptoma të lehta të COVID-19, pas njoftimit se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivë me koronavirus, sipas mediave amerikane.

Dy persona që kishin dijeni për gjendjen e tij thanë se fjala ishte për simptoma të ngjashme me të ftohurin.

Presidenti shkroi në rrjetin twitter të premten se “sonte, zonja e parë dhe unë dolëm pozitiv në testin për COVID-19. Do të fillojmë karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë sa bashku këtë”.

Pak më vonë Shtëpia e Bardhë lëshoi një memorandum nga mjeku i presidentit 74-vjeçar, Dr. Sean Conley, duke konfirmuar testet pozitive për çiftin Trump.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë mirë aktualisht dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë procesit të kurimit”, tha zoti Conley.

Ai shtoi se ai pret që presidenti “të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa telashe ndërsa shërohet, dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim të ardhshëm”.

Zonja Melania Trump shkroi në twitter se “siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti dhe unë jemi në karantinë në shtëpi pasi dolëm pozitiv për COVID-19. Po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme. Ju lutemi sigurohuni që po qëndroni të mbrojtur dhe të gjithë do ta kalojmë së bashku”.voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Presidenti Trump me simptoma të lehta ndaj Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *