Ish-presidenti ukrainas Porochenko shtrohet në spital

Ish-presidenti ukrainas, Petro Porochenko, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 këtë javë, u shtrua sot në spital me pneumoni të dyfishtë, sipas bashkëshortes së tij.

“Petro është shtruar në një spital në Kiev”, tha Marina Poroshenko në një video të postuar në Facebook, raporton ATSh.

“Edhe pse bashkëshorti im ka pneumoni të dyfishtë, ai ka një vullnet të madh dhe po e tregon këtë duke luftuar kundër sëmundjes”, siguroi ajo.

Poroshenko, një nga më të pasurit në Ukrainë dhe që e drejtoi ish-republikën sovjetike nga 2014 në 2019, vuan nga diabeti, që është një faktor i provuar i sëmundshmërisë së lidhur me COVID-19. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

500 thoughts on “Ish-presidenti ukrainas Porochenko shtrohet në spital

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *