Mjekët: Presidenti Trump në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Një grup mjekësh që po trajtojnë Presidentin Donald Trump, i cili është infektuar nga COVID-19, dhanë një vlerësim optimist të shtunën rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Këtë mëngjes gjendja shëndetësore e Presidentit është shumë e mirë”, u tha mjeku i tij, Sean Conley gazetarëve të shtunën në mesditë gjatë në konference në pjesën e përparme të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”.

Ndërkohë shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se “organet jetësore të Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit ndaj tij”. Ai shtoi se: “Nuk jemi ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes së plotë”.

Mjeku personal i presidentit, Sean Conley tha se aktualisht ai dhe ekipi i mjekëve që po e trajtojnë zotin Trump, janë jashtëzakonisht të lumtur me progresin që ka shënuar gjendja shëndetësore e tij.

Mjeku tha se ishte e paqartë se edhe për sa kohë do të duhet që presidenti të qëndrojë në spital dhe se ai aktualisht nuk po merrte oksigjen. Zoti Conley nuk u përgjigj pyetjes nëse në ndonjë rast zoti Trump kishte marrë oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Zoti Conley tha gjithashtu se ishte ai që kishte rekomanduar që zoti Trump të shtrohej në spital, kjo si masë paraprake për të parandalur cdo ndërlikim.

Aktualisht ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përparimin e gjendjes shëndetësore të presidentit. Të enjten, ai kishte një kollë të lehtë, rrjedhje të lehtë hundësh e lodhje, të gjitha këto akualisht po përmirësohen”, u tha zoti Conley gazetarëve gjatë një komunikimi me ta në ambjentet jashtë spitalit.

“Ne po e monitorojmë atë nga afër për ndërlikime ose nga sëmundja e koronavirusit ose terapitë që po kryejmë për ta bërë atë të ndihet më të mirë”, tha doktor Sean Dooley.

“Ai është në humor jashtëzakonisht të mirë” shtoi ai, duke shpjeguar se kur ekipi i mjekëve përfundoi vizitën të shtunën në mëngjes, presidenti u kishte thënë se: “E ndjej se jam në gjendje të dal prej këtej, që sot”.

Ekipi i mjekëve nuk pranoi të hynte në detaje mbi diagnozën e presidentit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Zoti Conley tha se presidenti Trump po kryente çdo ditë ekzaminime, por kur u pyet nëse ishte vënë re ndonjë dëmtim mushkërish, ai nuk pranoi të “hynte në specifika rreth gjetjeve”.

Ekipi i mjekëve vuri në dukje se dita e shtatë deri në atë të 10-të janë më shqetësueset për pacientët me koronavirus.

Menjëherë pas konferencës për shtyp zoti Trump shkruante në Twitter se “Mjekët, infermierët, të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore Walter Reed si dhe të tjerë nga institucionet të ngjashme, janë të jashtëzakonshëm”.

Të premten vonë në mbrëmje Presidenti Donald Trump, i cili është shtruar në spital për shkak të infektimit nga COVID-19, në një postim në Twitter shkruante, “Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Presidenti Trump ndërsa shprehu mirënjohje.

Mjeku i presidentit Sean Conley tha të premten në mbrëmje se: “Jam i lumtur të raportoj se Presidenti është shumë mirë. Nuk është e nevojshme t’i jepet oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët kemi zgjedhur të fillojnë terapinë me ilaçin remdesivir. Ai e ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë”.

Komentet e tij u bënë të ditura nëpërmjet një deklarate të sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Presidenti Trump u transportua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në një spital ushtarak aty pranë të premten pasdite, ku pritet të qëndrojë për të paktën disa ditë.

Përpara se të hipte në helikopter Presidenti i përshendeti me dorë disa here gazetarët që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas u nis drejt Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda të shtetit të Marilendit. Ai do të punojë nga spitali në ditët në vazhdim.

“Me qëllimin për të treguar kujdes dhe shmangur çdo rrezik, sipas rekomandimeve të mjekut të tij dhe ekspertëve, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”, thuhej në deklaratën e zonjës McEnany.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ketë transferim të pushtetit nga Presidenti Trump tek Nënpresidenti Mike Pence. VOA/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

7 thoughts on “Mjekët: Presidenti Trump në gjendje shumë të mirë shëndetësore

  • 03/06/2021 at 21:36
    Permalink

    İnternet kullanımının artması ve kolaylaşması, online oyun sitelerinin kurulması, oyun severlerin, istedikleri oyunları internet üzerinden oynamalarını kolaylaştırmıştır.
    Casino siteleri kurulmaya başlandıktan sonra, lisans kurallarına göre üyelik oluşturan her kullanıcı
    oyunları oynamaya başlayabiliyor. Casino oyunları için oluşturulan bölümlerde,
    çok sayıda oyunun yer alması, oyun severler tarafından fırsat olarak değerlendirilmektedir.

    Rulet siteleri canlı oyun hizmetleri ile üyelerine oyunlarını canlı
    oynatıyorlar. Her oyun sever, oluşturmuş olduğu bakiye durumuna göre oyun seçimi yapabiliyor.
    Online oyun şirketleri oyun sitelerini kurarken, hizmet vermek istedikleri bölgeye
    göre özel olarak tasarlamaktadır. Çok sayıdaki yabancı oyun sitesinin Türkçe
    dil seçeneğini kullandığı ve Türk bahis
    sitesi gibi hizmet verdiği görülmektedir.

    Casino siteleri online oyun hizmetlerinin daha iyi sunulabilmesi için her
    oyun türüne göre kategori başlığı oluşturmuştur.

    Her başlık altında, çok sayıda oyun yer almakta ve üyeler bu oyunlar arasından seçim
    yapmaktadır. Casino oyun kategorileri, oyunların oynanış şekline,
    büyüklüğüne göre değişmektedir.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *