Ndizet alarmi, gjendja është serioze, të dielën të mos punojë asgjë, ndërsa kafenetë të punojnë deri në 22h?

Numër më i lartë i të infektuarve në nivel ditorë nga fillimi i pandemisë me Kovid-19, është regjistruar sot – 243 raste të reja dhe 4 të vdekur. Alarmi për valën e dytë apo të tretë tashmë është ndezur. Po mendohet për vendosjen e masave të reja restriktive siç janë: Asgjë të mos punojë të dielën, ndërsa objektet hotelerike ditët e tjera të punojnë deri në orën 10 të mbrëmjes – me shumë gjasa ky do të jetë propozimi i Komisionit për Sëmundjet ngjitëse, i cili do të parashtrohet në Qeveri.

Kjo pason pasi që përqindja e djeshme por edhe e sotme e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra ishte mbi 13%.

Nga Ministria e shëndetësisë thonë se ende nuk ka asnjë vendim, ndërsa gjatë fundjavës do të bëhen analiza.

Deri në këtë moment, nuk ka asnjë vendim për masa të reja restriktive. Këtë fundjavë do të bëhet analizë e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët. Në bazë të analizës së bërë që të merret qëndrim se a nevojiten masa dhe hapat e ardhshëm që do t’i rekomandohen Qeverisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Situata është serioze dhe nxënësit duhet t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit për sëmundjet infektive, rikujtoi këtë mëngjes Ministria e Shëndetësisë.

Respektimi i vazhdueshëm i masave dhe protokolleve në të gjitha fushat, përfshirë arsimin, mund të ndihmojë në stabilizimin e shpejtë të situatës epidemiologjike. Me situatë të qëndrueshme epidemiologjike do të rritet numri i fëmijëve që do të ndjekin mësim me prani fizike. Ne apelojmë për seriozitet dhe bashkëpunim maksimal nga të gjithë qytetarët, para nesh është një periudhë në të cilën të gjithë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Burimi: tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Ndizet alarmi, gjendja është serioze, të dielën të mos punojë asgjë, ndërsa kafenetë të punojnë deri në 22h?

  • 06/28/2021 at 19:20
    Permalink

    Hi there everyone, it’s my first go to see at this site,
    and article is actually fruitful designed for me,
    keep up posting these articles.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *