Shifrat e larta të të infektuarve, Ministria: Nuk po respektohen masat nga ana e qytetarëve

Për të gjashtën ditë me radhë numri i rasteve të reja me virus korona për harkun kohor 24 orësh në vendin tonë mbetet tre shifrorë. Nga 1350 testime të bëra, 191 persona kanë rezultuar pozitivë.  Numrin më të lartë të të infektuarve gjatë këtij 24 orëshi regjistron Shkupi 96, Tetova dhe Koçani 15 dhe Prilep 13 . Duke përfshirë rastet e  reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 18790. Nga ky numër më shumë se 7200 figurojnë në kryeqytet. Shifrat e larta të të infektuarve gjatë ditëve të fundit,  Ministria e Shëndetësisë i shpjegon me mosrespektimin e masave për mbrojtje nga ana e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë
“Numri i rritur i personave të infektuar rishtas të regjistruar nga ISHP në ditët e fundit është për shkak të mosrespektimit të masave të mbrojtjes. Gjatë fundjavës, Komisioni për Sëmundjet Infektive analizon sondazhet epidemiologjike në mënyrë që të përcaktojë më hollësisht shkaqet për numrin e lartë të rasteve në komunat, qytetet”

Gjatë natës së kaluar jetën e kanë humbur 3 persona, të moshës nga 67 deri 81. Betejën me virusin e kanë fituar edhe 77 pacientë. Raste aktive, për momentin janë 2693, 340 prej tyre kurohen në spitale. Më shumë se gjysma e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive marrin oskigjeno terapi, ndërsa nga të shtrirët në “8 shtatori” 3 pacient janë në aparat për frymëmarrje. Kapacitete në spitalet në vend ka, mirëpo pavarësisht kësaj, tashmë duhet të ishin gati edhe spitalet e montuara që u paralajmëruan disa kohë më parë për në 16 komuna. Për këtë ministri Filipçe fajëson ish zv.ministren e financave nga radhët e VMRO-së.

Në fund të shtatorit zv.ministrja ndaj të cilës drejtohen akuzat si shkaktare e për vonesën me spitalet e montuara, ishte arsyetuar se nuk ka nënshkruar, sepse nuk i kishin dorëzuar  të gjitha llogaritjet dhe qëllimin për të cilin kërkohet kredia. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Shifrat e larta të të infektuarve, Ministria: Nuk po respektohen masat nga ana e qytetarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *