Takimi i dytë për 2020/ Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit më 21 tetor

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor. Është ky takimi i dytë për këtë vit, pas atij të mbajtur më 24 prill.

Rusia drejton aktualisht presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit. Ambasadori rus pranë OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve në rrugë virtuale për shkak të Covid19. Nuk dihet aktualisht në çfarë forme do të mbahet takimi për Kosovën. Në muajin prill takimi u zhvillua virtualisht.

Sipas njoftimeve paraprake të securitycouncilreport.org i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë Këshillin e Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Mbi bazën e tij, anëtarët e Këshillit të Sigurimit përgatisin fjalën që do të mbajnë në takim. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *