Alsat: Shkup, vazhdojnë dorëheqjet e infermiereve në Klinikën Infektive

Alsat mëson se edhe një infermiere ka vendosur ta braktisë Klinikën Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për infermieren Irena Popkoçeva, e cila nuk deshi që përmes telefonit të japë komente për vendimin e saj. Megjithatë mësohet se edhe disa kolege të saj në repartin e pacientëve me CoVid-19 në Klinikën Infektive janë në prag të dorëzimit. Përkundër presioneve për mos të publikuar situatën brenda klinikës, një infermiere iu drejtua Alsatit. Ajo në kushte anonimiteti flet për problemet e shumta.

 Si numër u zvogëluam, duke pasur parasysh se nuk kemi shfrytëzuar as pushimet vjetore u bë situata e padurueshme si mes kolegëve ashtu edhe ne raport me mjekët. Që të përkeqësohet gjendja edhe më tej, çdo shkuarje ne punë ishte nën stres, me mobing, me fyerje, sjellje të pahijshme madje edhe prej disa pacientëve”-pohon Infermierja nga Klinika Infektive.

Disa prej infermiereve madje thonë se kanë qenë të infektuara nga kontakti direkt me pacientët për të cilët kujdesen nga 8 orë në ditë. Përveç pasojave shëndetësore, ankohen edhe për pasoja psikike.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Alsat: Shkup, vazhdojnë dorëheqjet e infermiereve në Klinikën Infektive

  • 05/10/2021 at 08:41
    Permalink

    I’m not that much of a online reader to be honest but
    your blogs really nice, keep it up! I’ll go ahead
    and bookmark your website to come back down the road.
    All the best

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *