Kosova drejt karantinës?

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka lënë të hapur mundësinë që vendi i tij të kthehet në karantinë si në pranverë.

Zemaj thotë se Kosova i rikthehet izolimit vetëm nëse e humbet kontrollin e kujdesit shëndetësor dhe rastet rriten.

Ai thekson dhe paralajmëron se çdo rritje e numrit të infeksioneve kthen Kosovën pas tek masat izoluese që do të thotë mbyllje, izolim dhe kufizim të lirisë së lëvizjes.

Në karantinë mund të na kthejë vetëm nëse ne e humbasin kontrollin e kujdesit. Për këtë arsye secila hapje është bërë me masat e vlerësimit dhe mbikëqyrjes. Ne do t’i shtojmë këto ditë, sepse në lëvizje nëpër komuna të ndryshme e kam parë se nuk po mbahet partneriteti dhe devotshmëria për respektim të masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës. Këto ditë do ta shtojmë komunikimin me Inspektoratin Sanitar dhe Policisë së Kosovës dhe do të kërkoj zbatim strikt të masave. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Kosova drejt karantinës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *