Miratohen ndryshime ligjore për realizmin e masës “Fundjavë pa TVSH”

Qeveria në seancën e tetë dje me propozim të Ministrisë së Financave ka miratuar Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kthimin e pjesës së Tatimit të vlerës së shtuar të personave fizik.

Siç theksohet në kumtesën e mbledhjes qeveritare, me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të Tatimit të vlerës së shtuar të personave fizik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, krijohet mundësi që personat fizik të cilët janë paraqitur dhe janë shfrytëzues të softuerit aplikativ të Zyrës për të Ardhurat Publike përmes të cilave paraqiten llogaritë fiskale me qëllim kthimin e TVSH-së për llogaritë fiskale të lëshuara më 10, 11 dhe 12 tetor, t’u kthehet shuma e plotë e tatimit të vlerës së shtuar.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Miratohen ndryshime ligjore për realizmin e masës “Fundjavë pa TVSH”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *