Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në zonat veriperëndimore nuk përjashtohet mundesia për reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C deri në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

30 thoughts on “Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *