Rritja ekonomike do të shkojë ngadalë, Ministri i Financave paralajmëroi rënie drastike të ekonomisë
Rebalanci i Buxhetit solli plane dhe projeksione të reja për shpëtim të ekonomisë në kushte pandemie. Njeriu i parë i financave paralajmëroi rënie të ekonomisë prej 4,4% dhe thotë se rënia do të jetë edhe më e madhe nëse nuk do të ishte planifikuar seti i katër ekonomik i masave. Në periudhën prej janari deri në shtator, sipas Besimit është realizuar deficit buxhetor prej 35,8 miliardë denarëve ose 5,3% e TVSH-së. Nevoja për financa shtesë e solli edhe rebalancin e ri të Buxhetit.
“Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet, janë planifikuar në nivel prej 196,4 miliard denarë. Në strukturën e të ardhurave të përgjithshme, të ardhurat nga tatimet marrin pjesë me 55,6% dhe janë planifikuar në nivel prej 109,2 miliard denarë”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.
Pjesa e shpenzimeve, siç informoi Besimi, do të rritet për 253 miliard denarëve ose 4,2%, përkatësisht për 10,1 miliard denarë më shumë në krahasim me rebalancin e parë.
“Në lidhje me planifikimin e tillë të të ardhurave dhe shpenzimeve, deficiti është i pozicionuar në vlerë prej 56,6 miliard denarëve, përkatësisht 8,4% nga BPV”, u shpreh ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Pjesa e shpenzimeve, siç informoi Besimi, do të rritet për 253 miliard denarëve ose 4,2%, përkatësisht për 10,1 miliard denarë më shumë në krahasim me rebalancin e parë.
“Në lidhje me planifikimin e tillë të të ardhurave dhe shpenzimeve, deficiti është i pozicionuar në vlerë prej 56,6 miliard denarëve, përkatësisht 8,4% nga BPV”, u shpreh ministri i Financave, Fatmir Besimi. Burimi: tv21/