Shqipëri/Reagon BE lidhje: Keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis! Ndryshimet nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për miratimin e ndryshimeve të sotme në Kodin Zgjedhor.

BE shpreh keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis mes palëve, ndërsa shton se :Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Në reagimin e tyre thuhet se ndryshimet e sotme nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit.

Reagimi

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit.

Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

54 thoughts on “Shqipëri/Reagon BE lidhje: Keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis! Ndryshimet nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *