Raporti i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut me përgatitje të moderuar në realizimin e reformave. Korrupcioni, transparenca ende sfidë

Komisioni Evropian në raportin mbi progresin e Maqedonisë së Veriut konfirmon zbatimin e reformave, teksa pret mbajtjen sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të Këshillit Evropian së bashku me Shqipërinë, pasi të jetë miratuar korniza e negociatave nga Këshilli.

Maqedonia e Veriut, thekson raporti, ka vazhduar zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me BE-në përgjat periudhës së përpilimit të raportit. Janë bërë përpjekje për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, përfshirë aktivizimin e kontrollit dhe balansimit dhe përmes debateve mbi çështjet ligjore.

Raporti nënvizon qëndrimin e partive opozitare në parlament dhe angazhimin e tyre e mbështetjen ndaj çështjeve kryesore me interes kombëtar, siç janë reformat e ndëridhura me Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit në NATO, ku vendi u bë anëtar në muajin mars të 2020-ës.

Raporti përshkruan pothuaj se të gjitha zhvillimet kryesore dhe veprimet e autoriteteve pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, rolin e opozitës e të shoqërisë civile; mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Më tej, thuhet se Maqedonia e Veriut ka bërë përgatitje të matura në reformat rreth administratës publike, ndërsa nënvizohet nevoja thelbësore për respektimin e parimeve të transparencës, meritës dhe përfaqësimit të paanshëm. Komisioni vë në dukje vërejtjet e Komisionit Antikorrupsion në Shkup mbi kritikat për nepotizëm dhe ndikim politik në procesin e rekrutimit të punonjësve në sektorin publik.

Korruposioni është gjithnjë e më i pranishëm në më shumë fusha dhe duhet të aktivizohet një qasje më proaktive nga të gjithë aktorët të përfshirë në pengimin dhe luftën e korrupsionit”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, theksohet si një gjë pozitive ngritja e mekanizmave për të siguruar pavarësinë në gjyqësor dhe llogaridhënie, siç janë rregullat e emërimeve në bazë të meritave dhe konrollit të aseteve e konfliktit të interesave. Ndërkohë që, “procedimi i hetimeve, akuzave dhe i vendimve përfundimtare gjyqësore në rastet e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, përfshirë dhe nivelet e larta, është përmirësuar, përpjekjet për luftë kundër kriminalitetit të organizuar duhet të vazhdojnë në mënyrë transparente pa marrë parasysh pozicionimin apo përfshirjen politike të të dyshuarve”, thekson raporti.

Ndërkaq, lidhur me veprimtarinë e policisë thuhet se mungon ballafaqimi efikas me dukurinë e mosndëshkimit brenda saj. Megjithatë, shikohen si pozitive reformat tek shërbimet e sigurmit dhe në pajtim me rekomandimet e KE-së.

Lidhur me raportet me fqinjët, nënvizohet nevoja për respektimin e Marrëveshjes së Prespës (me Greqinë për çështjen e emrit të Maqeodnisë) dhe me Bullgarinë.

Komisioneri Oliver Varhelyi tha në Bruksel se qëllimi është se deri në fund të vitit të mbahet konferenca ndërqeveritare, përkatsisht të fillojë procesi i bisedimeve për anëtarësim.

Ai u tha gazetarëve se i kishte këshilluar autoritetet maqedonase që të përfshihen në një dialog të drejtpërdrejt me Bullgarinë me qëllim të kapërcimit të mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Shkupi dhe Sofja kohët e fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe pakanaqësitë lidhur me disa figura historike të konsideruara si të tyre nga secila prej palëve respektive. Dhe Bullgaria duke qenë anëtare e BE-së ka kërcënuar se do ta bllokonte procesin e fqinjit lindor drejt integrimit evropian.

Në raport bëhen vërejtje kritike për mungesën e angazhimit mbi mbrojtjen e ambientit jetësor, për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe kontrollin e ushqimit.

Autoritetet qeveritare në Shkup e vlerësojnë si mjaft pozitiv dhe shpresëdhënës raportin e Komsiionti Evropian.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Raporti i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut me përgatitje të moderuar në realizimin e reformave. Korrupcioni, transparenca ende sfidë

  • 08/02/2021 at 19:02
    Permalink

    Great post, you have pointed out some excellent details , I likewise conceive this s a very superb website.

    Reply
  • 06/28/2021 at 14:12
    Permalink

    hello there and thank you for your information – I’ve definitely picked up anything new from right here.
    I did however expertise a few technical issues using
    this website, since I experienced to reload the website a lot of times previous
    to I could get it to load correctly. I had been wondering if your
    hosting is OK? Not that I’m complaining, but sluggish loading instances times will very frequently affect your placement in google and can damage your high-quality score if advertising and marketing with Adwords.
    Well I’m adding this RSS to my email and could look out for much more of your respective
    intriguing content. Ensure that you update this again soon.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *