Varheji sot para Komisionit Evropian do të paraqes raportin për Maqedoninë e Veriut, nesër ateron në Shkup
Ky dokument i rëndësishëm do t’u paraqitet eurodeputetëve nga Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhei, i cili do të paraqesë Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, tha Parlamenti Evropian në një deklaratë
Si çdo vit, menjëherë pas miratimit të Paketës vjetore të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Komisioneri Evropian kompetent i paraqet Komisionit të Punëve të Jashtme të PE, këtë dokument më të rëndësishëm për vendet që aspirojnë drejt BE-së.
Përndryshe ky raport paraqet vlersim dhe miratim të punës së qeverisë dhe institucioneve vendase në raport me agjendën evropiane si dhe planet dhe pikat që duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.
Nesër, Komisioneri i BE për Zgjerimin vjen në vend. Sipas informacionit të “360 gradë”, bëhet fjalë për disa orë qëndrim të Oliver Varheji në Shkup.
Gjatë vizitës, Komisioneri i BE është planifikuar të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrat përkatës të qeverisë.