COVID-19, Belgjika forcon masat shtrënguese kundër virusit

Belgjika ka forcuar masat e saj antiCOVID-19 në mes të rritjes së rasteve të reja të infektimit në vend.

Situata e koronavirusit në vendin tonë është serioze dhe shqetësuese”, shkroi kryeministri Alexander De Croo në Twitter.

Përhapja e virusit po përshpejtohet. Ne duhet ta ndalojmë atë”, shtoi ai.

De Croo njoftoi se rregullat e reja dpo të hyjnë në fuqi të premten dhe, fillimisht, është vendosur të aplikohen për një muaj.

Sipas rregullave të reja, në restorante e lokale lejohen të ulen vetëm katër persona në një tryezë dhe këto mjedise do të mbyllen pas orës 23:00.

Kryeministri belg rekomandoi me forcë punën nga shtëpia.//ATSH

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

82 thoughts on “COVID-19, Belgjika forcon masat shtrënguese kundër virusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *