Eurokomisari Varheji për vizitë në Shkup

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Varheji, siç u paralajmërua, do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë të Qeverisë. Pas takimit bilateral dhe seancës solemne të Qeverisë, Zaev dhe Varheji do të mbajnë konferencë për shtyp.

Është paraparë që eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.

Është paralajmëruar edhe drekë pune me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit në vend, Varheji do të realizojë takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Eurokomisari Oliver Varheji vjen në Shkup pasi dje u publikua raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së, si dhe planin për Ballkanin Perëndimor. Tv21/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Eurokomisari Varheji për vizitë në Shkup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *