Maqedoni – Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje bilaterale për heqjen e barrierave Fitosanitare

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje bilaterale për heqjen e barrierave Fitosanitare. Me këtë marrëveshje produktet prej Shqipërie kur të hyn në Maqedoninë e Veriut nuk do të duhet të presin 2 ditë për analizë dhe anasjelltas.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha thekson se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejtë heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër

Është një hap shumë i rëndësishëm drejtë heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër, të cilat në të kaluarën kanë qëlluar që të presin edhe 48 orë në pikat doganore. Pas lëvizjes me letërnjoftime të njerëzve, ky është një hap i radhës shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët, që i paraprin integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Europian”, tha ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha.

Ministri i Bujqësisë i Shqipërisë Bledi Çuçi pas nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi  se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Maqedoni – Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje bilaterale për heqjen e barrierave Fitosanitare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *