Spitalet po mbushen me të infektuar, në Kumanovë dhe Prilep s’ka vend për pacientët me Covid-19

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Kovid-19, po mbushen edhe qendrat spitalore me pacientë të hospitalizuar. Zv/ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani mbrëmë në Click  Plus tha se gjendja është nën kontroll nëpër qendrat spitalore, përveç atyre në Kumanovë dhe Prilep ku kapacitetet janë të mbushura.

 “Prej atij momenti, filluam të vendojmë në pah pikat serioze se sa kemi kapacitete spitalore të zbrazura.

Për ditën e sotme u tha se vetëm në Kumanovë dhe Prilep kemi të mbushura kapacitetet spitalore kapacitetet të cilët janë të planifikuara për pacientët me Covid. Në spitalet tjera situata është në kontrolle”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Kovid-19 ka diktuar rregulla të reja të jetës  thotë Lulzime Bajrami, epidemiologe, por sipas saj nuk dihet se kur do të largohet kjo pandemi.

Infektologu Fadil Cana tha se ende ka të tillë që nuk e kuptojë që kjo pandemi është krizë globale.

 “Shihet se ende për fat të keq nuk kuptohet pandemia si krizë globale e paparë në  këtë pandemi. Shumë vende kanë zbatuar kufizime, në lëvizjen e popullsisë, për të ngadalësuar përhapjen e SarsCov2 dhe për të parandaluar që sistemet shëndetësore të mos mbingarkohen”, u shpreh Fadil Cana – Infektolog.

Çdo pacient që futet në sall operative duhet t’i bëhet edhe testi për Covid19, thotë  Albert Leshi nga Oda e mjekëve.

 “Ne kemi pasur disa raste në klinikat tona kur filluam vetëm t’i hapim klinikat për pacientët ku pacientë asiptomatik nga 7 të pranuar 4 dolën pozitiv dhe tani si protokoll kemi çdo pacient që futet në sall operative patjetër duhet të testohet”, theksoi Albert Lleshi – Oda e mjekëve.

Ndryshe sipas mjekëve të cilët debatuan, personeli mjekësor në infektologji është i lodhur fizikisht dhe psiqikisht, ndërsa Cana nuk e përjashtoi mundësinë që të mbetemi edhe pa personel mjekësor. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Spitalet po mbushen me të infektuar, në Kumanovë dhe Prilep s’ka vend për pacientët me Covid-19

  • 06/05/2021 at 10:36
    Permalink

    Thanks for another informative site. Where else may I
    get that kind of info written in such a
    perfect method? I’ve a mission that I am simply now operating on, and I have been on the
    glance out for such information.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *