Varheji: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje për dallimet, KE-ja do të ndihmojë aq sa mundet

Në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë të Veriut është që të gjejnë zgjidhje për çështjet që shkaktojnë mosmarrëveshje. Pa dhënë shpjegime do të jetë shumë e vështirë që gjërat të ecin përpara. Ky është momenti për të arritur marrëveshje, deklaroi sot komisionari i zgjerimit të BE-së Oliver Varheji në konferencën e përbashkët të shtypit në Shkup me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

“Shoh përkushtim nga Zaevi dhe Borisovi dhe shpresoj se ata do të kenë sukses në gjetjen e zgjidhjes dhe me sa di po punojnë në të. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi nëse mund të ndihmojmë në këtë proces. Që të gjendet zgjidhje nuk është e pamundur. Nuk do të dramatizoja shumë për këtë çështje, por gjithsesi është çështje serioze”, tha Varheji në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se për çështjet e identitetit si gjuha mund të diskutohen dhe të kërkohen zgjidhje. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Varheji: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje për dallimet, KE-ja do të ndihmojë aq sa mundet

  • 01/17/2021 at 06:33
    Permalink

    Hey just wanted to give you a quick heads up. The words in your
    post seem to be running off the screen in Opera.
    I’m not sure if this is a format issue or something to do with
    browser compatibility but I thought I’d post to let you know.
    The layout look great though! Hope you get the problem resolved soon. Kudos

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *