8 ditë nga fillimi i vitit shkollor, në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës

Gjithsej 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës janë në izolim që nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në të gjitha shkollat ku ka raste pozitive në mësimin me prani fizike veprohet me kohë, sipas protokolleve dhe algoritmeve, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit dhe të mbrohen nxënësit dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin arsimor.

Sipas MASH, në këtë moment në mënyrë shtesë theksohet nevoja e mësimit nga distanca, gjegjësisht nga modeli i kombinuar i mësimit i cili zbatohet në shkolla.

Gjashtë nga gjithsej tetë mësimdhënësit nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët, sepse ligjëratat i mbajnë onllajn. Në mënyrë shtesë, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët janë në izolim kalojnë në mësim nga distanca, me çka sigurohet vazhdimësi në procesin arsimor. MASH përkujton se paralelisht me mësimin onllajn, realizohet edhe emetimi i orëve prej 15 minutave në televizion përmes radio televizionit kombëtar. Gjithashtu, dorëzohen materiale të shtypura fëmijëve dhe ata janë në komunikim të vazhdueshëm me mësimdhënësit e tyre”, informoi MASH. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

50 thoughts on “8 ditë nga fillimi i vitit shkollor, në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *