Bekteshi: Fundjavë pa TVSH vlen për të gjithë qytetarët

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat në ditët kur masa duhet të përdoret pa TVSH, duke qenë se jemi në një pandemi dhe natyrisht Komisioni për Sëmundjet Infektive tashmë ka përcaktuar protokollet se si duhet të funksionojnë të gjitha bizneset në vend”. tha Bekteshi.
Ai thotë se masa “TVSH-ja ime” nuk është selektive, vlen për të gjithë qytetarët, sepse të gjithë kanë mundësi të regjistrohen lirisht në aplikim.

Aktualisht, ky aplikacion përdoret nga 330 mijë qytetarë dhe Bekteshi pret që ai të rritet në 400 mijë deri më 10 Tetor.

Bekteshi theksoi se çdo qytetar do të ketë mundësi të blejë deri në 30 mijë denarë, dhe Qeveria do ta kthejë TVSH-në në varësi të sasisë së TVSH-së, përkatësisht produkteve që qytetarët do t’i blejnë në ato tri ditë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *