Ismail Kadare fiton “Nobel”-in Amerikan

Shkrimitari më i madh shqiptar me famë botërore, nderohet me çmimin “Neustadt”, më i rëndësishmi për letërsinë në SHBA.

Me këtë çmim janë vlerësuar disa nga shkrimtarët që kanë bërë historinë e letrsisë në 50 vitet e fundit, që nga Gabriel Garsia Markez, Czeslaw Milosz e Octavio Paz.

Lajmi është njoftuar në website-n zyrtar dhe shoqërohet me një çek prej 50 mijë USD.

Ismail Kadare i shton koleksionit të vlerësimeve, një gurë tjetër të çmuar për kurorën e lavdisë së tij dhe letërsisë shqiptare.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

846 thoughts on “Ismail Kadare fiton “Nobel”-in Amerikan