Izolohen edhe 22 nxënës, Mësuesja me simptoma të koronavirusit ka dërguar fëmijën në shkollë

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka informuar se edhe 22 fëmijë të shkollës fillore “Goce Dellçev” janë në izolim shtëpiak për shkak se njëra nga mësueset e kësaj shkolle e cila gjithashtu është edhe prind i një fëmije që ndjek mësimin në këtë shkollë për disa ditë me radhë ka pasur simptoma të koronavirusit.

-Nëna e njërit nga fëmijët, e cila është gjithashtu mësuese në shkollë edhe pse ka pasur simptoma të koronavirusit dhe për disa ditë nuk ka shkuar në punë, përsëri fëmijën e ka dërguar në shkollë.

Bogdanoviq kërkon nga drejtori i shkollës të marre masa sanksionuese për mësuesen në fjalë.

-Ashpër e dënoj sjelljen e papërgjegjshme të mësueses dhe kërkoj nga drejtori i shkollës të hetojë plotësisht çështjen dhe në mënyrë adekuate të sanksionojë mësuesen. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Izolohen edhe 22 nxënës, Mësuesja me simptoma të koronavirusit ka dërguar fëmijën në shkollë

  • 04/13/2021 at 11:13
    Permalink

    Simply want to say your article is as astounding.
    The clearness in your post is just nice and i could assume you’re an expert on this subject.
    Fine with your permission allow me to grab your feed to keep up to
    date with forthcoming post. Thanks a million and please continue the rewarding work.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *