Maqedonia e Veriut-Kosova/ Përplasja për një vend në europianin e vitit të ardhshëm

Sonte Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Nations League për një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, një sfidë së cilës edhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar një reportazh. Një fitore në Shkup e afron akoma me shume me fazën finale të Evropianit që do të jetë një arritje historike nëse Kosova do të kualifikohet. Për median kosovare, por edhe për vetë trajnerin Challandes, kjo sfidë me Maqedoninë e Veriut është më shumë se një ndeshje futbolli.

Për mendimin tim nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje kualifikuese, është diçka tjetër sepse jemi në Kosovë, në shtetin e ri të Kosovës dhe skuadra e futbollit është shumë e rëndësishme për këtë vend dhe njerëzit e saj. Kemi parë që shumë lojtarë kanë nënshkruar kontrata favorizuese me klube të mirë, por ata nuk duhet të harrojnë kurrë rrënjët e Kosovës dhe çfarë do të thotë të luash me fanelën e Kosovës’- tha Challandes.

Pas prezantimit të parë në kualifikueset e kupës së botës 2018 që nuk ishte pozitiv, Kosova rezultoi një surprizë e këndshme teksa regjistroi një seri prej 15 ndeshjesh radhazi pa humbje deri ne humbjen me Anglinë 5-3 duke arritur playoffin e Nations League.

‘Jam i sigurt se pa lojtarët që luajnë jashtë dhe në klube të rëndësishëm nuk do të kishim këtë sukeses’- tha Salihu.
‘Kosova u bë anëtare e FIFA dhe UEFA përpara 4 vitesh dhe kjo është një mundësie e artë për të prerë një biletë për në Kampionatin Evropian’- tha Salihu
Nëse Kosova do të fitojë këtë ndeshje do të përballet në finalen e playoffit me fituesen e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, edhe kjo do të luhet ditën e enjte dhe ashtu sikurse sfida e Kosovës do të transmetohet në platformën Digitalb. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *