Covid-19/ Rritja e rasteve të reja në Gjermani, Merkel takim me kryetarët e bashkive

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot do takohet “online” me kryetarët e bashkive të qyteteve më të mëdha të vendit, teksa numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) të Gjermanisë vazhdon të rritet, kryesisht në zonat metropolitane

Merkel do të takohet në video-konferencë me 11 kryetarë bashkish për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Gjermania ka marrë përgëzime të gjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller u tha sot gazetarëve se tubimet e mëdha duhet të shmangen dhe njerëzit duhet të marrin masa paraprake në transportin publik.

“Ne kemi nevojë për të parandaluar një bllokim”, tha ai.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani, Instituti “Robert Koch” raportoi 4.516 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa shumë qytete tani kanë arritur nivelin kritik paralajmërues të 50 rasteve të reja për 100 mijë banorë. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

61 thoughts on “Covid-19/ Rritja e rasteve të reja në Gjermani, Merkel takim me kryetarët e bashkive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *