Kujdes nga gjobat! Kontrolle intensive në teren gjatë fundjavë pa TVSH.

Shërbimet e inspektimit gjatë fundjavës pa TVSH do të vazhdojnë me kontrolle intensive në terren, sa i përket pajtueshmërisë me protokollet KOVID, dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle në mënyrë që të parandalojë manipulimin e mundshëm të çmimeve të produkteve.

Për çdo mospërputhje me protokollet KOVID, gjobat jepen në varësi të madhësisë së tregtarëve shkruan Nikolovski.

Në seancën e fundit të qeverisë, u miratuan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, i cili do t’u japë të gjitha shërbimeve të inspektimit kompetenca të reja, më të mëdha për shkelësit e protokolleve KOVID.

Prandaj, ne kërkojmë që të merren masa për të mbrojtur kundër virusit në mënyrë që të parandalohet përhapja e tij. Shëndeti publik është përparësia jonë dhe nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit përfundon Nikolovski.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *